Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zyrtari gjerman: Azilkërkuesve nga Ballkani t’u jepet mundësi punësimi

12/07/2017
Zyrtari gjerman: Azilkërkuesve nga Ballkani t’u jepet mundësi punësimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Kemi nevojë për njerëz, që të jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Ndaj dhe shtetasve nga vendet e varfëra të Europës jug – lindore duhet t’u jepen më shumë mundësi arsimimi, punësimi e shance për të jetuar në Gjermani”.
Propozimi vjen nga kryeministri i shtetit federal të Tyringisë, Bodo Ramelow nga radhët e Partisë së Majtë. Deklaratën e ka bërë në një intervistë për të përditshmen “Suddeutsche Zeitung”, ku flet se si duhet trajtuar konkretisht çështja e azilkërkuesve nga Shqipëria, Serbia e Mali i Zi.
“Duhet t’ua lehtësojmë marrjen e vizave për punësim dhe arsimim. Ne kemi nevojë për njerëz që jetojnë këtu dhe punojnë. Vetë këtyre vendeve u duhen perspektiva zhvillimi”, shprehet Bodo Ramelow.
Për këtë Ramelow i propozon politikës gjermane të hedhë një hap të madh, të modernizojë ligjin për marrjen e shtetësisë dhe atë të imigracionit.
“Pastaj ne mund të vendosim më në fund me pastërti. Njerëzit që ikin për arsye politike, të marrin azil. Dhe ata që duan të punojnë këtu, të kenë shansin të vijnë në Gjermani për të gjetur një punë”, shton ai.
Kryeministri i Tyringisë flet me shifra konkrete mbi nevojat për krah pune.
“Për dhjetë vitet e ardhshme, kemi nevojë për 280 mijë punonjës të kualifikuar. Dhe po flasim për një shtet federal që në 20 vitet e fundit ka humbur 350 mijë banorë si pasojë e migrimit. Si do t’i zëvendësojmë këta njerëz? Në Tyringi ka qendra arsimimi dhe shkolla për formimin profesional, që në 1/3 e tyre janë bosh. Aktualisht kemi 5 mijë vende të lira arsimimi”, sqaron Bodo Ramelow.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur debati i ditës në politikën gjermane, është sesi mund të ndalet fluksi i azilantëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kërkesat nga rajoni përbëjnë 40 % të numrit total të azilkërkuesve të këtij viti në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

01/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.