SHBA, 67-vjeçari shqiptar i kërkon favore seksuale të miturës për 40 dollarë

SHBA, 67-vjeçari shqiptar i kërkon favore seksuale të miturës për 40 dollarë

122
0
Shares

Gazeta amerikane “Fox News Detroit” raporton se 67-vjeçari shqiptar, Pal Rakaj është vënë nën akuzë nga autoritetet, pasi dyshohet se i ka kërkuar një të miture favore seksuale në këmbim të 40 dollarëve. Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë.
Dëshmitarët kanë treguar në polici se 14-vjeçarja kishte hapur një stendë përpara shtëpisë ku përgatiste lëngje frutash. Përpara saj është shfaqur Pal Rakaj dhe i ka kërkuar të miturës të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Në seancën gjyqësore, një kujdestare ka dëshmuar para trupës gjykuese se shqiptari i ka kërkuar vajzës të shkonte deri tek makina e tij ku kishte dhe paratë.  Shqiptari i akuzuar, i ka kërkuar Gjykatës Amerikane një përkthyes me pretendimin se nuk dinte asnjë fjalë në anglisht.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY