Lindita Theodhori: Gjergj Leka një palo burrë ordiner, djemtë e mi...

Lindita Theodhori: Gjergj Leka një palo burrë ordiner, djemtë e mi frena shumë të forta për tu përmbajtur

108
0
Shares

Lindita Theodhori reagon për akuzat që ka bërë ndaj saj Gjergj Leka.
Ajo thotë se ai ka nevojë të vizitohet te ndonjë mjek dhe meqë ka thënë se Lindita është e rrezikshme, duket të ketë kujdes prej saj: “Dua t’i them, ki kujdes, sepse jam e rrezikshme. Ai njeri ma shpif, burrë ordiner”, është shprehur ajo për gazetën “Dita”.
Lindita Theodhori nuk di ta shpjegojë motivin dhe arsyen se përse janë thënë ato fjalë dhe përse është hedhur baltë mbi figurën e saj.
Ajo ndihet e prekur, dhe shpreh shqetësimin se po kaq të prekur ndihen edhe dashamirësitë, miqtë dhe fansat e saj.
Ajo tregon se jo vetëm ajo ndihet e fyer, por edhe familjarët.
Madje shton më tej se ka dy djem të rritur dhe ata kanë përdorur frena shumë të forta për t’u përmbajtur ndaj fjalëve që ka thënë Leka për nënën e tyre.
Pavarësisht viteve ajo është aktive me koncerte dhe këngë të reja. Lindita nuk ka ndaluar asnjëherë së kënduari. Ruan një stil vajzëror në veshje dhe ka një fizik për t’u admiruar.
 “Unë s’mund të merrem me të tjerët dhe s’mund të mbyll gojën e askujt. Por është e turpshme të merresh me jetën e tjetrit.
Si Linditë kam një natyrë, që gjërat e shëmtuara dhe ato që nuk më interesojnë nuk u kushtoj asnjë sekondë kohë.
Unë merrem me gjërat e bukura, ato që të zbukurojnë jetën. Por në këtë rast duhet të them patjetër diçka sepse është cenuar jeta ime, personaliteti im, karriera dhe familja ime.
E konsideroj një veprim vulgar, një shfaqje skandaloze të atij njeriu dhe një veprim të ulët për atë palo burrë, të cilit nuk dua t’ia përmend as emrin.
Ma shpif, nuk di ç’të them tjetër, por thjeshtë ma shpiiif. Njeri i pështirë. I ndotur. Burrë ordiner!” shprehet ndër të tjera Theodhori.


Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Gjergj_Leka_flet_pa_dorashka_Bemat_e_Parashqevise_dhe_Theodhorit_ja_artistet_qe_kishin_lidhje_intime_me_kreret_e_Sigurimit_6310_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY