Gjergj Leka: Si më ndihmoi babai i Fatos Nanos

Gjergj Leka: Si më ndihmoi babai i Fatos Nanos

161
0
Shares

Rrëfimin e tij për jetën në kohën e diktaturës dhe karrierën nuk e ka lënë vetëm me akuzat ndaj disa këngëtareve shqiptare që i ka quajtur “kurva”. Tani ai rrëfen vështirësitë e karrierës së tij për shkak të biografisë së keqe dhe jetës së degjeneruar që ka bërë. Ai tregon se është larguar nga shtëpia në moshën 15-vjeçare dhe ka filluar të këndojë në tavernën e hotel “Tirana”.
“U hap hotel “Tirana” dhe unë vetëm 15 vjeç nisa t’i bija pianos atje, te taverna poshtë. Ai drejtori i shkollës më merrte vetëm për aktivitete muzikore dhe ata mësuesit më vinin ndonjë notë. Kështu vazhdoi një vit. Shkoja në 11 të natës dhe kthehesha në 6 të mëngjesit, ndërsa në 7:30 të mëngjesit duhet të isha në shkollë. Dhe flija mbi bankë, normale”- rrëfen Leka.
Leka thotë se është ndihmuar nga babai i Fatos Nanos, Thanasi:
“Thanas Nano më mori mua në TVSH, pavarësisht biografisë së keqe. Ai e bëri të vetën. Pastaj vijojnë historitë e ndëshkimeve të mia, më kanë çuar në prodhim e ushtar, pasi e hëngra nga shokët e mi që llapën”.
Çmenduritë që ka bërë në rininë e tij e kanë bërë atë një njeri që mban rekord përjashtimesh, ndërsa i kanë ndaluar edhe këngët. Në rrëfimin e tij, Gjergj Leka tregon gjithashtu se përse këngëtarët meshkuj në Shqipëri ishin të diskriminuar.
Ai thotë se këngët e komunizmit preferoheshin më shumë nëse këndoheshin nga femrat.
“Një këngë për Partinë i shkonte më shumë një femre që e zbuste me ca hijeshi e ëmbëlsi, sesa një këngëtari mashkull të vrazhdë. Populli e “hante” më shumë këngën, nëse ishte një femër që e këndonte, ndaj dominonin femrat”- shprehet Leka.
Ndër të tjera, Gjergj Leka thotë se për 10 vjet, këngët që këndoheshin nga meshkujt u lanë nën hije, ato nuk ishin pjesë e festivaleve ashtu si këngët e femrave
:“Pas Muharrem Xhedikut në vitet ‘50, pastaj kaloi një 10- vjeçar që nuk kish më meshkuj në festival.Domethënë kishte, por me këngë që i linin në hije. Kjo vijoi deri në Festivalin e 11-të, ku dolën këngëtarët e mëdhenj, si Sherif Merdani, Nevruz Yzeiri, Dorian Nini etj.
I “varrosën” përnjëherë”.

Dhe sipas tij, kishte një arsye se përse këngët e këngëtareve ishin më të bukura: Autorët ishin të detyruar të bënin tekste që u përshtateshin më shumë femrave.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY