Prokurori që po ndjek çështjen e sulmit terrorist të mbetur në tentativë në trenin Amsterdam-Paris më 21 gusht, ka nxjerrë fakte të reja për lëvizjen e të dyshuarit, marokenit Ajub Kazani. Sipas tij, Kazani ka qenë në Shqipëri më 4 qershor të këtij viti.
Prokurori tha për “Reuters” se Kazani kishte qëndruar pesë deri në shtatë muaj mes Parisit, Brukselit, Këlnit dhe Vjenës në fillim të vitit 2014.
Sipas prokurorit, Kazani shkoi në Berlin më 10 maj të vitit 2014. Ai më pas shkoi në Stamboll përmes Berlinit.
Por përpara kësaj, marokeni ishte në Shqipëri me 4 qershor të vitit 2014. Prej andej shkoi në Turqi, përkatësisht në Ankara dhe më pas në Siri.
Këto lëvizje kanë përforcuar bindjen te autoritetet franceze se Kazani 25-vjeçar kishte ndërmend të kryente një sulm terrorist në tren.
Ai u bllokua nga tre marinsë amerikanë përpara se të sulmonte, të cilët ndodheshin në atë tren si turistë.
Mirëpo, marokeni ka mohuar akuzat dhe lidhjet me terrorizmin. Ai ka thënë se kishte planifikuar që të bënte një grabitje dhe jo sulm terrorist.
Mirëpo hetuesit francezë janë të bindur se ai ka lidhje me ISIS-in, pasi ka ndjekur rrugën që ndjekin xhihadistët shqiptarë për të shkuar në Siri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/