Max Knoblauch, një amerikan 23-vjeçar, ka realizuar një projekt shumë inetresant gazetaresk ku në fokus është princi George.
Projekti që i mori një javë kohë, nuk kishte të bënte aspak me një intervistë me familjen mbretërore.
Ai u vesh njëlloj si princi më i vogël i familjes mbretërore, me qëllim që të kuptonte “Efektin Princi George” dhe t’i jepte përgjigje pyetjes: Çfarë është ajo që e bën foshnjen mbretërore të veçantë nga pjesa tjetër e botës?
Pavarësisht vështirësisë për të gjetur veshje si ato të princit, për shkak edhe të madhësisë së tij, ai arriti të realizonte punën e tij dhe arriti në përfundimin se njerëzit vërtetë janë të ngarkuar nga dinamika dhe përditshmëria, saqë nuk e kanë as idenë më të vogël se si në të vërtetë duket foshnja mbretërore.
Një ide mjaft e veçantë, qëi ka argëtuar të gjithë ata që kanë parë punën e të riut amerikan!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/