Ish-ministrja: Komisioni Evropian ka ndezur një llampë të kuqe

Ish-ministrja: Komisioni Evropian ka ndezur një llampë të kuqe

45
0
Shares

Jean Claude Juncker, presidenti I Komisionit Europian ka ndezur nje llambe te kuqe alarmi ne shprehjen e tij publike per azilkerkuesit sot ne Europe. Per kedo qe e ka lexuar opinionin e tij, ose per ata qe e kane lexuar por jo deri ne fund, alarmi per vendet e Ballkanit perendimor eshte ricertifikimi nese jane vende te sigurta apo jo, deklaron ish-ministrja e Integrimit në qeverinë e Berishës, Majlinda Bregu.

“ Nuk eshte logjike qe vendet anetare te pranojne kandidaturen e nje vendi te Ballkanit Perendimor per anetaresim , nese nuk klasifikohet si nje vend I sigurt”, – thote Juncker, duke shtuar se ne Shtator Komisioni Europian do te publikoje nje liste te vendeve qe konsiderohen te sigurta. I pat paraprire ketij qendrimi, ministri I jashtem gjerman Steinmeier, disa dite me pare.

Pas kaq muajsh me protesta thuajse ne cdo vend anetare te BE kunder azilkerkuesve, sigurisht jo vetem nga Ballkani, kjo eshte deklarata me e qarte per rrezikun e ri qe I kanoset te shumekerkuares perspektive europiane te Ballkanit Perendimor. Ne 1990 kishte lista te vendeve te sigurta apo te pasigurta, atehere kur renia e murit te Berlinit e prezantoi Europen e perendimit me friken e flukseve emigratore nga vendet e Europes Lindore. I njejti panik edhe sot. Dhe ky rrezik nuk shpaloset vetem tek rikthimi I regjimit te vizave, fatkeqesisht jo e pamundur dhe kjo, por tek rikthimi I pasigurise qe vendet e Europes ndjejne nga Ballkani sot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY