FOTO/ Sherri mes gazetarit të Striscia la Notizia dhe shqiptarëve, çështje debati...

FOTO/ Sherri mes gazetarit të Striscia la Notizia dhe shqiptarëve, çështje debati në parlamentin italian

63
0
Shares

Është bërë çështje debati në parlamentin italian sherri mes gazetarit të Striscia la Notizia Vittorio Brumotti dhe familjes shqiptare.
Michele Anzaldi, deputeti i Partisë Demokratike tha gjatë seancës se do t’i kërkojë Ministrit të Brendshëm italian Anxhelino Alfano një interpelancë parlamentare mbi gjithcka ka ndodhur.ai ka reaguar edhe në rrjetin e tij Twitter ku thotë se kanë kaluar pesë ditë nga skandali dhe ende nuk është marrë asnjë masë.
“Është skandaloze. 5 ditë nga sumi agresiv ndaj figurës së njohur televizive e sportistit Vittoro Brumotti, nuk ka asnjë masë konkrete apo qartësi mbi ngjarjen”- ka thënë deputeti italian.
michele-anzaldi-foto-primaonline1Ndërsa disa ditë më parë, vetë gazetari Brumotti u shpreh se “Janë gjëra që ndodhin, mos abuzoni me faktin se janë të huaj”, duket se ai ka ndryshuar qëndrim pasi familja shqiptare e akuzoi atë për nisjen e sherrit.
Në komunikatën e tij zyrtare, gazetari i Striscia la Notizia, shkruan:
“Realiteti. Siç e dëshmon video e dëshmitë e shumta është vetëm një, unë, babi im e dy miqtë e mi që më shoqëronin gjatë stërvitjes ditën e martë (18 gusht), jemi sulmuar barbarisht e pamotiv nga dy individë brutalë, të ndihmuar më pas dhe nga një i tretë i seksit femër, e cila më goditi në gjoks ndërsa isha i rrëzuar përdhe.
Lexova me keqardhje e hidhërim deklaratat e sulmuesve me anë të avokatit të tyre në disa organe mediatike. Jo vetëm që nuk pranojnë fajet e tyre siç u kisha kërkuar haptazi për të eleminuar nga kjo situatë reagimet ksenofobe, por përpiqen të fshihen pas një grindjeje që nuk ndodhi kurrë. Sulmuesit jo vetëm që nuk hezituan të më çonin në gjendjen në të cilën ndodhem sot duke rrezikuar në mënyrë serioze fundin e karrierës time, por i zunë rrugën makinës së miqve të mi, e cila po luante rolin e një “saffety car”, duke i sulmuar më një dhunë të pakutpueshme e të pajustifikueshme. Unë e im atë ndërhymë për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të makinës e për të evituar më të keqen nga brutaliteti i tyre. Njëri prej tyre më ka goditur duke më shëmbur murin orbital të syrit të djathtë. Falë kaskove që mbanim në kokë për shkak të stërvitjes, kemi shpëtuar ndryshe as unë e as im atë nuk do të ishim sot këtu për t’ju treguar këtë histori kaq brutale e të pashpjegueshme sulmi.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY