Aktori shqiptar Nik Xhelilaj do të jetë protagonisti kryesor i një prej prodhimeve më të suksesshme të kinematografisë gjermane. Pas 50 vjetësh të suksesit të parë të filmit me aventura të “Winnetou”, Televizioni Publik Gjerman, RTL, rikthen edhe një herë në ekran filmin më të ndjekur, ku Nik Xhelilaj, “ylli i shndritshëm ndërkombëtar” siç e quan regjizori filmit Philip Stolzl, do të jetë në rolin kryesor.
Filmi ka filluar xhirimet në Kroaci. Ai do të jetë me tre pjesë, i bazuar në librin e autorit Karl May, i shitur me 200 kopje në të gjithë botën.
Në film, tre aktorët kryesorë, heronj që edhe sot janë frymëxim i të rinjve, do të luhen nga dy aktorë gjerman dhe Nik Xhelialj, ndërsa nuk do të mungojnë edhe yje të Hollivudit në role dytësore.
Premiera e filmit “Winnetou” me tre seri, secila nga 90 min do të transmetohet në kanalin publik gjerman, RTL në vitin 2016.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/