Kisha në Dhërmi, Greqia kushtëzon Shqipërinë

Kisha në Dhërmi, Greqia kushtëzon Shqipërinë

62
0
Shares

Greqia ka reaguar sërish lidhur me kishën e Shën Thanasit duke konsoliduar debatin mes dy vendeve drejt një sherri të ri. Në njoftimin e fundit MPJ greke thekson se siç ka ndodhur deri tani, Greqia do të vijojë të jetë përkrah fqinjit të saj në rrugën drejt Europës. Por kjo me kushtin që Shqipëria të përmbushë të gjitha detyrimet e saj që parashikon ligji ndërkombëtar dhe kriteret e BE-së.

“Ndaj dhe Ministria e Jashtme po pret përgjigje dhe marrjen e masave të menjëhershme nga qeveria shqiptare lidhur me atë që ka ndodhur në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi” thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke.

Prishja e Kishës së “Shën Thanasit” në Dhërmi, solli reagimin e Ministrisë së Jashtme greke dhe menjëherë edhe të asaj shqiptare. Përmes zëdhënësit të MPJ Glevin Dervishi, Tirana zyrtare i bënte thirrje Greqisë që të mos ndërhynte në punët e brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY