Bankat në Shqipëri funksionojnë si oligopol

Bankat në Shqipëri funksionojnë si oligopol

81
0
Shares

Sistemi bankar në Shqipëri po funksionon njësoj si tregu i telefonisë duke zbutur konkurencën mes tyre dhe pranuar kompromise që rëndojnë konsumatorët. Një prej organizatave të biznesit, Konfindustria, shpreh shqetësimin të dielën per menyren e ndertimit dhe funksionimit te tregut bankar shqiptar duke konsideruar atë me shenja te dukshme te oligopolit dhe të paafte per te mbeshtetur zhvillimin ekonomik te qendrueshem te vendit.

Aktualisht kreditimi i biznesit dhe qytetareve shqiptare eshte ne kufijte me te ulet historik. Ndërkohë që interesat e kredive jane 6 here me te larta se interesat e depozitave, fitimet e sektorit bankar jane ne rritje te qendrueshme.

Sipas te dhenave zyrtare vetem ne 6 mujorin e pare te vitit 2015 fitimi i sektorit bankar u rrit pothuaj me 50% krahesimisht me vitin pararendes me vlere absolute 88 milion euro.

Biznesi i kërkon Bankës së Shqiperise si institucioni pergjegjes, te nderhyje fuqishem dhe ne kohe te shpejte per shmangien e pozitave monopol te sistemit bankar ne tregun financiar te vendit si dhe mireperdorimin e kursimeve dhe kapitaleve ne formen e depozitave te shqiptareve, relativisht te medha krahasimisht me vendet e rajonit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY