Një zjarr i fuqishëm ka djegur banesën dykatëshe të dy vëllezërve kosovarë në komunën e Castelnuovo në rajonin e Abrucos në Itali. Nga hetimet paraprake të policisë italiane, bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme të nisur nga një grumbull materialesh zjarrndezëse në një cep në katin e parë të banesës.
Zjarri mjaft i fuqishëm që nisi rreth orës 1 të natës shkaktuar djegien e plotë të ndërtesës. Vetmë në orën 9 të mëngjesit është bërë e mundur shuarja e flakëve nga zjarrëfikësit.
Fatmirësisht, asnjë prej vëllezërve nuk ndodhej në shtëpi, pasi ajo ndodhej në rikonstruksioni dhe vëllezërit ndodheshin jashtë Italisë me pushime. Ata janë lajmëruar nga policia italiane për ngjarjen e ndodhur.
Lidhur shkaqet e rënies së zjarrit, edhe pse nuk ka një raportim zyrtar nga zjarrëfikësit, policia italiane ngre hipotezën që zjarrëvënia e qëllimshme që mund të lidhet me jetën private të vëllezërve kosvarë apo me aktivitetin e tyre tregtar. Vëllezërit kosovarë jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Itali dhe merren me aktivitetin e tregtimit të automjeteve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/