Kush gënjen për kasat fiskale, kryeministri Rama, apo ministri Cani…?!

Kush gënjen për kasat fiskale, kryeministri Rama, apo ministri Cani…?!

51
0
Shares

Mesditën e së shtunës ministri i Financave Shkëlqim Cani, tentoi të thoshte ca të vërteta, për biznesin e pafiskalizuar dhe informal. Në darkë, kryeministri Edi Rama tentoi të thoshte edhe ai ca të vërteta, por, për biznesin e fiskalizuar dhe formal.
Në krahasim të këtyre dy të vërteta brenda një dite, shesh se dikush, ministri ose  kryeministri, gënjen.
Ministri Shkëlqim Cani deklaroi në mesditë se “në Shqipëri ka aktualisht 100 mijë biznese aktive. Rreth 33 % e biznesit është e pafiskalizuar. Niveli i informaliteti është te 50 %”.
Sipas këtyre shifrave, i bie që në Shqipëri të jenë të regjistruar rreth 67 mijë biznese, që disponojnë edhe kasa fiskale, dhe nga këto rreth 50 mijë janë formalë, pra lëshojnë kuponë tatimorë.
taber

Progresi i pajisjes me kasa fiskale, sipas kryeministrit Edi Rama

Por, në një postim të tijin në “Facebook” mbrëmjen e së shtunës, kryeministri Edi Rama jepte të tjera shifra, të biznesit të formalizuar. Sipas tij, deri në 20 gusht, mbi 84 mijë biznese, disponojnë një kasë fiskale (nga 67 mijë, që del sipas deklaratës së ministrit Shkëlqim Cani).
Siç shihet, midis bizneseve të fiskalizuar, sipas ministrit të Financave dhe kryeministrit, ka një diferencë prej rreth ±17 mijë biznesesh (të pajisur me kasa fiskale), shifër jo e vogël, por që mbart një gënjeshtër të madhe…
Pyetja është, kush gënjen, kryeministri Rama, apo ministri Cani…?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY