Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami shprehet gjatë një interviste për Shqiptarja.com se reforma në drejtësi duhet të jetë produkt i konsensusit dy palësh. Një reformë e njëanshme, thotë ai, do të forconte regjimin oligarkik dhe kriminal, të cilën s’duhet ta lejojnë as ndërkombëtarët.
Sa i takon formulës së zgjedhjes së Presidentit, ish kryetari i Kuvendit thekson se ajo do të varet nga “dashuri/urrejtja” mes Ramës dhe Metës, ndërsa opozita, sipas tij, duhet të jetë parimore në propozimet e saj.
Nga ana tjetër, Islami përforcon qëndrimin e tij se koalicioni qeverisës PS-LSI po përjeton krizë dhe se Edi Rama dhe Ilir Meta po kalojnë momente tensioni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/