JOZEFINA TOPALLI/ Liberalizimi i vizave në rrezik serioz!

JOZEFINA TOPALLI/ Liberalizimi i vizave në rrezik serioz!

56
0
Shares

Sikur të mos mjaftonte një parlament dhe administratë e kriminalizuar; një papunësi që rritet fatalisht, një varfërim ekstrem i shumëfishuar;
Sikur të mos mjaftonte vuajtja nga këto dhe korrupsioni që kalëron me arrogancë e në mënyrë progresive duke thelluar humnerën e pabarazisë së pamëshirshme mes shumicës dhe një grupi horrash;
Sikur të mos mjaftonin 38 mijë të burgosur për shkak të varfërisë, pamundësisë për të paguar dritat, arbitraritetit të shtetit policor;
Sikur të mos mjaftonte një Shqipëri e mbjellë me drogë në çdo cep të saj;
Sikur të mos mjaftonin tritolet, vrasjet, grabitjet, FRIKA, që ka bërë që disa shqiptarë të përulin shpinën, ca të tjerë të ulin qafën, disa të flirtojnë me pushtetin, të tjerë të heshtin, të tjerë të humbin shpresën dhe te ikin jashtë vendit;
Për shkak të të gjithë këtyre e shumë të tjerave që i kam përsëritur një mijë herë në parlament, tani për shkak të krizës se emigracionit paralajmërohemi se “rrezikojmë seriozisht të na heqin liberalizimin e vizave”.
Nuk ka pasur ditë më të bukur sesa ajo e 15 Dhjetorit 2010, kur pas shumë reformash, me shumë punë dhe këmbëngulje arritëm të lëvizim të lire, pa viza në Bashkimin Europian, një dimension lirie i munguar pewr rreth 70 vite!
Kurse sot, në rrezikojmë ta humbasim këtë liri dhe këtë dinjitet të fituar me mund…
Zyrtarë te huaj thonë se me Ramën njerëzit e humbën shpresën, gazetarë të huaj shkruajnë se shqiptarët nuk shohin më perspektivë në vendin e tyre.
Shumë më shkruajnë se vetë e deshën Ramën, tani le ta mbajnë.
Unë nuk bie dakord! As nuk e pranoj.
Shumica e shqiptarëve nuk ulin qafën, nuk flirtojnë, nuk konformohen me pushtetin, nuk bëjnë llogari meskine të vogla.
Ata duan të jetojnë këtu në vendin e tyre.
Por, ne të shumicës së heshtur, kemi vetëm një zgjidhje!
Të përmbysim këtë regjim anti demokratik, aspak human dhe të korruptuar dhe të zgjedhim njerëz të ndershëm që kanë shpirt dhe e duan këtë vend!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY