Një person i armatosur ka sulmuar një tren të linjës Amstredam-Paris ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në trenin e shpejtësisë së lartë, pranë stacionit në qytetin Arras.
Sulmuesi ka qenë një maroken 26-vjeçar, i cili është ndaluar nga dy amerikanë. Marokeni ishte i armatosur me një kallashnikov, pistoletë automatike, municione dhe një thikë, ndërsa sulmin e ka bërë me kallashnikov dhe thikë. Mediat franceze raportojnë se 26-vjeçari ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës. Ai ka refuzuar të tregojë në polici arsyet e sulmit.
Personat e plagosur, një amerikan dhe një britanik janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mes të plagosurve është edhe autori francez Jean- Luc Aglande.
Dy amerikanët që kapën autorin e krimit ishin dy marinsa të paarmatosur të cilët parandaluan masakrën duke ndërhyrë në momentin e duhur.
Ata u falenderuan edhe nga vetë presidenti amerkan, Barack Obama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/