Kryetari i PD-së Lulzim Basha, reagoi pas një postimi të kryeministrit Rama, sipas të cilit, numri i pajisjes së bizneseve me kasave nga 1 tetor 2013 deri në 20 gusht 2015, është rritur me rreth 24 mijë.
Përballë këtij pretendimi, Basha, duke renditur një sërë rritjesh çmimesh e taksash, bën pyetjen “ku janë paratë që i mungojnë buxhetit?”.
Progresi i pajisjes me kasa fiskale, sipas kryeministrit Edi Rama
“Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 160 milionë dollarëve nga tatimet dhe doganat sapo deklaroi se numri i pajisjeve fiskale qenka rritur me plot 25 mijë gjatë qeverisjes së tij.
Pra numri i kasave qenka rritur. Taksat u rritën. Tarifat u rritën. Akcizat u rritën. Faturat e energjisë u rriten. Çmimi i naftës në qiell. Atëherë ku janë paratë që i mungojnë buxhetit?
Dridhen e përdridhen me lloj-lloj përrallash, por e vërteta është se miliona dollarë që i mungojnë arkës së shtetit kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve. Vjedhin taksat e qytetarëve dhe u tregojnë burgun atyre që luftojnë për bukën e gojës. Kjo është e vërteta e tmerrshme që nuk mbulohet dot me shoshën e propagandës bajate”, denoncon Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/