Ministria e Brendshme përfshihet në një tjetër skandal të përmasave të mëdha. Pas skandalit të disa ditëve më parë, me manipulimin dhe abuzimin e pranimit të kandidatëve në Shkollën e Policisë, skandali tjetër ka të bëjë me kontraktimin e 5.7 milionë euro, pa asnjë procedurë prokurimi.
Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, mësohet se ministri i Saimir Tahiri ka nënshkruar një urdhër për të kaluar pa procedura prokurimi, nën siglën “kontratë sekrete”, vlerën e 5.7 milionë eurove për blerjen e pajisjeve që do të shërbejnë për monitorimin e on-line të policisë.
Nënshkrimi i këtij urdhri vjen më pak se një muaj pasi kryeministri Edi Rama e prezantoi si një “projekt ambicioz”, pajisjen e çdo polici me kamer në trup, për monitorimin e sjelljes së tyre.
Ky premtim pritet të realizohet brena një periudhe kohore prej 60 ditësh.
Mësohet se ministri Saimir Tahiri ka urdhëruar dhe bërë presion strukturave të policisë që të kryejnë procedurat për këtë shërbim si “kontratë sekrete”. Për këtë qëllim ai ka ngritur një grup pune, i cili ka dalë në konkluzionin (e orientuar politikisht) se shërbimet e kërkuara janë të “karakterit sekret”, duke i propozuar ndjekjen e procedurave të negocimit, aspak konkurruese, për kontraktimin e 5.7 milion eurove.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/