SKANDAL/ Afera korruptive me kamerat e policisë, 700 mijë euro vlera e...

SKANDAL/ Afera korruptive me kamerat e policisë, 700 mijë euro vlera e projektit, 5 milionë euro abuzimi me “kontratën sekrete”

54
0
Shares

Specialistët e Policisë dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa e cilësojnë projektin e blerjes së kamerave të policisë, si diletant, i cili nuk përmbush asnjë kusht të klasifikohet “sekret”, njëherazi, denoncojnë abuzimin me vlerën e tij.
Duke bërë në analizë të sfifrave, ata vënë në dukje se vlera e projektit është shumë më e vogël nga shuma 5.7 milionë euro, për kontratën, duke hedhur kështu hije dyshime për përvetësimin e diferencës, e cila shkon në 5 milionë euro.

Cili është “shërbimi sekret” që do të kontraktohet për një shumë kaq të madhe?
Sipas specialistëve, mësohet se bëhet fjalë për një zgjidhje sa diletante aq edhe jo profesionale, dhe aspak “sekrete” në as një element të tij. Projekti i propozuar nga grupi i punës, mësohet se bën fjalë për blerjen e 2000 smartphonëve të vegjël (të gjindshëm në tregun kinez), që do të mbahen nga punonjësit e Policisë së Tiranës, të cilët nëpërmjet kartave SIM 3G, në serverat  e Ministrisë së Brendshme do të bëjnë transmetimin live të pamjeve të punonjësve të policisë. Ajo që vihet re, sqarojnë specialistët,  është se as zgjidhja dhe element të tjerë të kontratës nuk kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, për të argumentuar klasifikimin si kontratë sekrete të këtij shërbimi.

Por sa është vlera e vërtetë e këtij projekti?
Për të përllogaritur vlerën reale të këtij projekti, specialistët përdorin një logjikë të thjeshtë.
Janë 2000 smartphone, të cilët makimalisht në tregun e pakicës i gjen nga 100 $ – 150 $, pa përmendur faktin se në këtë sasi mund ti gjesh 70 % më lirë nga çmimet e tregut.
Nga disa përllogaritje bazë vlera e këtij projekti nuk mund ti kapë më shumë se 700.000 Euro, ndërkohë që kontrata e propozuar bën fjalë për një shumë marramendëse prej 5.7 milion Euro.  Pyetja është e thjeshtë ku do të shkojnë 5 milion eurot e mbetura?!

 

Kostot e përafërta të projektit

cpm_1576Smartphone 2.000 x 100 = 200.000 $.
Licenca Serveri (maksimalisht) =100.000 $
Software = 200.000 $.
Internet 3G (në tregun vendas me pakicë i gjen në çdo paketë telefonike 1.000 Lekë) 2.000 x 1.000 lekë = 2.000.000 lekë.
Shërbime të tjera nuk mund të kalojnë më shumë = 200.000 $.
Përllogaritje bazë, vlera e këtij projekti nuk mund ti kapë më shumë = 700.000 euro.

 


Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/SKANDAL_Afere_korruptive_per_blerjen_e_kamerave_te_policise_shmangen_procedurat_e_prokurimit_te_5_7_milione_eurove_6268_1.php

Si edhe …

/web/SKANDAL_Afera_korruptive_5_7_milione_euro_per_kamerat_e_policise_kush_eshte_kamikazi_qe_u_perzgjodh_per_shmangien_e_procedurave_6269_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY