LULZIM BASHA/ Rama, gropën 160 milionë dollarëshe e quan sukses dhe krihet...

LULZIM BASHA/ Rama, gropën 160 milionë dollarëshe e quan sukses dhe krihet para pasqyrës së propagandës

55
0
Shares

“Vetëm një njeri që ka humbur çdo lidhje me realitetin ka kurajën që gropën 160 milionë dollarëshe në dogana dhe tatime ta quajë sukses të transformimit ekonomik. Ekonomia lëngon, çmimi i naftës kap majat, shqiptarët shtrëngojnë rripin, refugjatët vërshojnë drejt Europës, por Edi Rama krihet para pasqyrës së propagandës.
Kryepërgjegjësi krihet sepse nuk ka ndjeshmërinë më të vogël për ankthin e mijëra familjeve që luftojnë përditë betejën për bukën e gojës. Sepse nuk ja ndjen për fatin e qindra mijëra të papunëve që kanë dalë në mes të rrugëve prej taksave dhe çmimeve të larta. Sepse nuk i bëhet vonë për dhjetëra mijë shqiptarë që kanë marrë rrugët e kurbetit qëkur ky mori frenat e pushtetit.
Nuk i kupton e as nuk do ti kuptojë hallet e njerëzve; nuk i hynë në sy listat e shtuara në dyqane, dhe sofrat e boshatisura të familjeve shqiptare. Sepse ai vetë është në krye të një sofre tjetër, tog me kontrabandistët e naftës dhe cigareve, tog me klanet kriminale të Bushëve dhe Roshëve me shokë.
Ndaj nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë zgjidhje, por vetëm kërbaç për të pamundurit, kulaç për klientelën dhe çorbën e prishur të propagandës që nuk ja gëlltit më askush”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY