Itali, rriten bizneset e emigrantëve, shqiptarët në vend të 4-t me 30...

Itali, rriten bizneset e emigrantëve, shqiptarët në vend të 4-t me 30 804 biznese

61
0
Shares

Sipërmarrjet e krijuara nga emigrantët në Itali nuk e kanë ndjerë edhe shumë krizën pasi vihet re një rritje e tyre. Statistikat e publikuara nga Dhoma e Tregtisë për sipërmarrjet e rregjistruara deri më 30 qershor 2015 tregojnë se 540 mijë sipërmarrje zotërohen nga emigrantët, nga 6 milionë e 45 771 që ekzistojnë në total. Statistikat reflektojnë rritjen bizeseve me 18.6% krahasuar me vitin 2012.
Presidenti i Dhomës së Tregitsë Italiane Ivan Lo Bello duke komentuar rezultatet e këtyre statistikave tha se
“rruga e sipërmarrjes konfirmohet një nga mënyrat më të mira me të cilat emigrantët në Itali mund të integrohen plotësisht me sistemin tonë ekonomik e social.”
Sipërmarrjet shqiptare në klasifikimin për ato të emigrantëve renditen të katërtat, pas atyre marokene, kineze dhe rumune. Në Itali, ekzistojnë në total 30 804 biznese të emigrantëve shqiptarë. Aktiviteti kryesor i tyre është ai i ndërtimit, duke u renditur në vendin e dytë pas sipërmarrësve emigrantë rumune, ndërsa në sektorin e manifakturës, shqiptarët me bizneset e tyre renditen në vend të pestë, pas Zvicrës.
Sipërmarrjet e hapura nga emigrantët në Itali kontribuojnë me rreth 8.9% në nivelin e prodhimit kombëtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY