Gazetari i programit Striscia la Notizzia, të Canale 5, Vittorio Brumotti është përfshirë në një sherr me tre shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se Brumotti, bashkë me të atin dhe disa miq të tij, është rrahur me tre shqiptarë teksa përshkonte me biçikletë një segment rrugor në Toirano e Bardineto, në Savona.
Pas një shkëmbimi batutash mes gazetari dhe miqve të tij me shqiptarët për shkak të shpejtësisë së ulët të automjetit ku udhëtonin miqtë e gazetarit, ngjarja ka degjeneruar në dhunë fizike.
Tre shqiptarët, një burrë 63-vjeç, bashkë me dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë kanë qëlluar Brumontin, babain dhe njërin prej miqve të tij.
Të dy palët e përfshirë në sherr, pasi u mjekuan për plagët e marra shkuan pranë autoriteteve me avokatët e tyre.
Pamjet u xhiruan menjëherë pas sherrit nga kalimtarë të rastit.
Gazetari Brumonti përfundoi me një hematomë në sy, por pavarësisht ngjarjes së shëmtuar ai u kërkoi në Twitter ndjekësve të tij të mos i urrejnë të huajt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/