PD: Qeveria ka braktisur dëshmitarët kyç në çështjet e krimeve të...

PD: Qeveria ka braktisur dëshmitarët kyç në çështjet e krimeve të rënda

51
0
Shares

Përmes një deklarate për shtyp, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka  ka akuzuar qeverinë se ka braktisur dëshmitarët kyç në çështje të krimeve të rënda. Sipas PD, qeveria po përkrah bandat, duke përmendur disa raste të braktisjes së dëshmitarëve, ndër të cilat dhe rastin e Arben Kicjas për çështjen e Aldo Bares, si edhe çështjen e vrasjes së komisar Dritan Lamaj.
“Rasti i dëshmitarit Arben Kicja është tronditës. Ai është një nga dëshmitarët kyç, që ka ndihmuar në procedimin dhe dënimin e bandës famëkeqe të Lushnjes, të shefit të kësaj bande Aldo Bare, të akuzuar për krime çnjerëzore, por sot, ky bashkëpunëtor i Drejtësisë është flakur në rrugë. Pasi është braktisur nga strukturat e qeverisë, Kicja është detyruar tashmë të dalë e të flasë në publik, të kërkojë ndihmë për sigurinë e familjes së tij.Lënia në mes të rrugëve e dëshmitarit të drejtësisë nga qeveria, është pozicionim i hapur i saj në krah të krimit.Lënia në mes të rrugëve është ti dërgosh dëshmitarët në duart e xhelatëve të krimit. Sot, qeveria e Edi Ramës është e diskretituar dhe e damkosur si qeveri që tradhton dëshmitarët e krimeve të rënda”, tha Noka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY