Baza socialiste dhe ajo e LSI-së nuk i kursejnë rezervat për njëra-tjetrën sa i përket bashkëpunimit elektoral të 21 qershorit.
Pas Pogradecit dhe Mallakastrës, edhe baza socialiste në Lezhë shpreh rezerva sa i takon kandidatit të LSI-së, Viktor Tushaj, i cili humbi.
I pyetur nga Shqiptarja.com, deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, tha se një ndër faktorët e humbjes, është keqpërdorimi i posteve publike nga drejtorët e LSI-së, duke mos përfillur anëtarët e PS-së në këtë rreth.
Sipas deputetit Ndoka, ky mos-respektim i bazës socialiste, solli votë kundër për kandidatin e LSI-së, Viktor Tushaj.
Ndër bashkitë e humbura prej LSI-së, ka mbetur ajo e Kukësit, ende e pa përfshirë në debatet dhe akuzat e ndërsjella, midis dy aleatëve më të mëdhenj të mazhorancës
Për më shumë mund të lexoni edhe …
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/