HARTA/ Ministria shqiptare e Turizmit nuk e njeh Kosovën…, për atë ekziston...

HARTA/ Ministria shqiptare e Turizmit nuk e njeh Kosovën…, për atë ekziston ende Jugosllavia

172
0
Shares

“Atelier Albania” është njësia laboratorike e kërkimit dhe jetësimit të prioriteteve pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe në varësi direkte të Ministrisë së Turizmit. Në fakt, ajo operon me status ekstra dhe mjaft të veçantë, pasi është direkt në varësi të Ramës pavarësisht konjukturës burokratike.
Disa ditë më parë, më 14 korrik, “Atelier Albania” poston në Facebook një njoftim në të cilin thuhet se do të nisin një seri intensive leksionesh publike nga të ftuarit e saj “…në pritje të të rejave të sezonit të ardhshëm! Na ndiqni!!”, ishte fjalia e fundit e këtij njoftimi.
map1Njoftimi zyrtar i “Atelier Albania” shoqërohej me një foto të vendeve në Europës ku kjo sigël është e pranishme. Në hartën e paraqitur nga “Atelier Albania” sikurse mund të shihet nuk ekziston Kosova. Në vend të Kosovës harta paraqet entitetin e Jugosllavisë së dikurshme. Madje nuk janë të përfshira në këtë hartë as vendet e tjera që kanë përfituar pavarësinë prej Jugosllavisë prej dhjetëra vitesh.
Duket se harta është huazuar nga arkiva të vjetra. Është e vështirë të besosh se arkitektë të kësaj harte të mos e kenë ditur se ku bie Kosova. Të mos e kenë ditur se Jugosllavia ka vdekur.
Pak ditë më parë Kroacia festoi 20-vjetorin e pavarësisë, ndërsa në hartën e “Atelier Albania” të Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë ajo konsiderohet si pjesë e ish-Jugosllavisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Slloveninë, Maqedoninë apo Malin e Zi.

Kush është “Atelier Albania”


atalSipas web-site zyrtar,

http://www.atelieralbania.planifikimi.gov.al/

, “Atelier Albania” është njësia laboratorike e kërkimit dhe jetësimit të prioriteteve pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Qëllimi i “Atelier Albania” është të ofrojë një model të ri planifikimi, i cili sfidon modelin tradicional të masterplaneve dhe planeve të hartuara në mënyrë qendrore. Duke përdorur eksperiencën e konsulentëve tanë të huaj, bashkëpunimin me institucione publike dhe arsimore vendase dhe të huaja, si dhe burimet teknike të agjencisë, “Atelier Albania” tenton të përmirësojë planifikimin statik. Kjo njësi ka për qëllim pasurimin e punës së agjencisë nëpërmjet inputeve konkrete dhe jokonvencionale për sa i përket planifikimit. Njëkohësisht “AA” ka për qëllim organizimin dhe ndjekjen e projekteve pilot, konkurseve ndërkombëtare të arkitekturës dhe urbanistikës, si dhe aktiviteteve të hapura publike që synojnë të informojnë dhe promovojnë praktika inovative në arkitekturë dhe planifikim. Të gjitha këto detyra realizohen në bashkëpunim të ngushtë me aktorë të interesuar të institucioneve publike e private, organizata të shoqërisë civile, si dhe një serie me partnerë të mirënjohur e me ekspertizë të sprovuar në fushat e tyre profesionale. Në thelb, “Atelier Albania” funksionon si një platformë ndërlidhëse midis projekteve interesante e inovative dhe ekspertizës lokale dhe të huaj që mundëson realizimin e implementimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY