Një polic gjerman ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident rrugor, teksa ishte duke shoqëruar në aeroport në shtetas shqiptar i cili do të kthehej në Atdhe. Mjeti me të cilin udhëtonte polici bashkë me një kolegun e tij dhe shqiptari, është përplasur me një kamion.
Siç raportojnë mediat gjermane, “gjatë udhëtimit të tyre, afërsisht rreth orës 6:50 minuta të ditës së hënë, në autostradën 5 në Zeppelinheim, afër Neu Isenburg të Gjermanisë, vetura e policisë godet nga prapa një kamion, i cili transportonte shtylla të çelikut. Nga goditja e tmerrshme e aksidentit shtylla shpon xhamin e përparmë të veturës dhe e godet kokën e policit, i cili ngiste veturën. Nga plagët e marra polici gjerman (45-vjeçar) nuk arrin të mbijetojë”.
Plagë të rënda, por për fat të mirë jo vdekjeprurëse, ka marrë edhe kolegu i tij që ishte afër, ndërsa më lehtë ka shpëtuar shqiptari 33-vjeçar, i cili ishte i ulur në ndenjëset e pasme të veturës. Të aksidentuarit u dërguan menjëherë për në spital. Në anën tjetër, shoferët e kamionit kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/