PS e Selanikut kundër vendimit të Bushatit: Nuk e duam konsullin tuaj....

PS e Selanikut kundër vendimit të Bushatit: Nuk e duam konsullin tuaj. Çollaku: Degradoi diplomacia, e ngjashme me praktikat e Mao-s

77
0
Shares

Dega e PS në Selanik i ka dërguar një letër Ministrit të jashtëm Ditmir Bushatit, duke i thënë se nuk e duan konsullin e emëruar nga ai, pasi sipas tyre ai “nuk përfaqëson asgjë”.
Në një letër drejtuar Konsulles së Përgjithshme në Selanik, Pavlina Yllit dhe ku vihet në dijeni edhe ministri Bushati, kreu u degës së PS në Selanik, Spiro Janaqi ka shprehur se personi  zgjedhur është i padëshiruar dhe se do të luftojnë deri sa t’u jepet e drejta.

Letra e Spiro Janaqit
“Në emër të grupit tim politik kërkoj sqarime dhe llogari deri në instancat më të larta për këto dy emërime, sepse ideja e përfaqësimit të emigrantëve në fushën diplomatike nga vetë emigrantët, doli pikërisht nga grupi që unë përfaqësoj, ide të cilat ia kaluam zyrtarisht Sekretariatit të Emigracionit, z. Erion Veliaj. Por kurrë nuk patëm qëllim të përfaqësohemi nga njerëz, për të cilët nuk u pyetëm asnjëherë dhe për më tepër kur bëhet fjale për të tillë nivel.
Madje këta të dy, si partiakë, në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin lënë shkas për dyshime dhe afera, për korrupsion dhe mungesë transparencë.
Ju shprehim indinjatën tonë të vendosur.
Artur Porpollogu dhe Merita Hida nuk përfaqësojnë asgjë, madje për ne janë të padëshiruar dhe nuk kanë vend as në konsullatë dhe as në diplomaci. Për këtë ne do të luftojmë me vendosmëri derisa të na jepet e drejta.
Do të doja t’ju pyes, cili është procesi i rekrutimit dhe sa i ligjshëm qe ky rekrutim për dy personat në fjalë?
Sa i denjë është formimi profesional dhe arsimor i këtyre personave?
Pse gjithë ky proces kalohet në fshehtësi të plotë, pa konkurse dhe transparencë?
Sepse jam i bindur që në një konkurs të radhës akoma dhe sekretarja juaj personale, nuk do të mundej të kalonte as në fazën paraprake. Nuk ka mundësi një diplomë e universitetit “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit, apo një shkollë e lartë për blegtori e marrë me korrespondencë të jetë e denjë për vende të tilla delikate”-
shkruan Spiro Janaqi.
 Lidhur me indinjatën e shprehur nga Janaqi, ka reaguar edhe shefi për politikën e jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Collaku. Ai e cilëson një degradim të diplomacisë, ku emërimet në diplomaci nuk po bëhen me vlerësime profesionale, përmes konkurseve apo gradave, por po ndiqen praktikat diplomatike si në Korenë e Veriut.
“Degradon standarti i emërimeve Rilindase në diplomaci. Për diplomatët e konsujt vendos organizata e partisë. Sot kryetari i PS, dega Selanik i ka kërkuar “hesap” ministrit të jashtëm Bushati, dhe sekretarit te emigracionit në PS, Velija, pse nuk është marre miratimi i organizatës së partisë për emërimin e Konsullit në Selanik, siç u ishte premtuar paraprakisht.
Standarti i emërimeve në diplomaci ka degraduar frikshëm. Diplomatët dhe Konsujt nuk emërohen më përmes konkurseve,gradave diplomatike apo vlerësime profesionale. Kriteri i ri Rilindas paska dalë, vendimi gjykimi i organizatës së partisë.
Ky degradim ka të ngjashëm vetëm praktikat diplomatike në Kore të Veriut ose gjatë “revolucionit kulturor” gjate periudhës së Maos”-
u shpreh Collaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY