PROPOZIMI/ Angli, amnisti për emigrantët, përfitojnë 300 mijë

PROPOZIMI/ Angli, amnisti për emigrantët, përfitojnë 300 mijë

60
0
Shares

Deputeti britanik e bazon këtë ide në përvojat dhe suksesin e amnistive për emigrantët ilegalë në vende të tjera europiane, si në Spanjë, kur në vitet ’80 u legalizuan 1.2 milionë emigrantë ilegalë. Por edhe në Britani ka pasur më përpara amnisti të këtij lloji, ku kanë përfituar me mijëra shqiptarë.
Ka ardhur koha në Britani, – tha deputeti, – që t’i përfshijmë këta njerëz në rrjedhat e shoqërisë së kryeqytetit, me qëllim që ata të paguajnë taksa, nga të cilat ai llogarit se Londra do të përfitojë rreth 600 milionë stërlina çdo vit.
Por zyra e kryeministrit e kundërshtoi idenë duke thënë se “kjo nuk është një ide që po e shqyrton qeveria”. Sipas deputetit David Lammy, nuk ka kuptim të ndiqen politika të pareformuara ndaj emigrantëve ilegalë.
“Amnistimi i tyre nuk do të krijojë trysni mbi strehimin, sepse ata janë njerëz që aktualisht jetojnë në Londër. Nuk do të thotë se do ketë më pak vende pune, sepse shumica dërrmuese e tyre janë në marrëdhënie pune. Thjesht kjo do të thotë më shumë të ardhura nga taksat dhe më shumë transparencë për ata që jetojnë në këtë megaqytet”, argumenton deputeti që kërkon amnistinë e emigrantëve.
Edhe pse qeveria konservatore nuk e mbështet një ide të tillë, anëtarë të saj në të shkuarën e kanë mbështetur idenë e amnistisë, madje edhe kryetari aktual i bashkisë së Londrës, Boris Johnson, në vitin 2013 kërkoi amnisti për ata që kishin 12 vjet që jetonin në Londër.
Një amnisti e mundshme do të lehtësonte mjaft punën e zyrtarëve të emigracionit, të cilët më pas do të përqendroheshin më shumë në përpjekjet për të ndaluar ardhjen e emigrantëve të rinj.
Londra dhe e gjithë Britania mbeten një magnet i fuqishëm për emigrantët, për shkak të mundësive të mëdha të punësimit, siç po e tregon edhe kriza  fundit e mijëra emigrantëve, mes tyre edhe qindra shqiptarë, që ndodhen në Francë e që duan me çdo çmim të mbërrijnë në ishull.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY