JOZEFINA TOPALLI/ Një pyetje për shtatë përgjigje nga opozita

JOZEFINA TOPALLI/ Një pyetje për shtatë përgjigje nga opozita

78
0
Shares

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka shprehur zemërimin e saj ndaj sjelljes së opozitës, e cila duket se për ish-nënkryetaren e PD-së, nuk po reagon, me gjithë ngjarjet e shumta.
Përmes një pyetje të vetëm, ajo rendit shtatë probleme, për të cilat kërkon sqarim, pse opozita nuk po reagon.

Postimi i plotë i Jozefina Topallit në “Facebook”


capturejt“Ikin 150 milion euro nga evazioni fiskal dhe vjedhje pa hesap;
Ikën FMN…
Ikin ne korrik 7000 shqiptarë të tjerë për azil,
Ikin dritat dhe uji në kulmin e sezonit turistik nga Velipoja në Sarandë
Ikin të torturuar emigrantët shqiptarë që për të marrë pasaportën e fëmijëve, zënë radhët me ditë në kulmin e të nxehtit, ku marrin dhe ndonjë grusht…;
Ikim lart në renditjen për çmimin më të shtrenjtë të naftës,…fusim në burg fëmijë 4 vjeçarë dhe e trajtojmë si kafshë…; grabiten si kurrë më parë banesat edhe në qendër te qyteteve…
Ikin për pushime të gjata dhe ‘udhëheqësit’ politik…
Dhe asgjë nuk ndodh…
Pse?
Pyetjen nuk e kam për klikën në pushtet. Jo!
Pyetjes duhet t’i përgjigjet opozita”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY