Një shqiptar 25-vjeçar, i kërkuar në SHBA që prej 10 vjetësh është ekstraduar nga Shqipëria me kërkesë të autoriteteve amerikane, për akuzën vjedhjeve me dhunë.
Indrit Shehi ishte vetëm 16 vjeç kur nisi aktivitetin kriminal të grabitjes në Kontenë Bergen të Nju Xhersit. Ai, së bashku me disa të rinj të tjerë, akuzohen për një sërë grabitjesh me dhunë të taksive në vitin 2006.
Që kur u shpall në kërkim, Shehi u zhduk për tu kapur në Shqipëri, pak kohë më parë, pasi kishte një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij.
Sot, Shehi ka mbërritur në SHBA, në Kontenë Bergen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/