Një gomone me emigrantë sirianë dhe irakenë është mbytur, ndërsa një grup peshkatarësh pretendojnë se gomonia është çarë qëllimimisht nga Roja Bregdetare Greke.
Në një video të postuar në You Tube, dëgjohet zëri i një prej peshkatarëve që përshkruan aksidentin dhe hedh dyshimet për një aksident të qëllimshëm.
“Ka diçka që duket si shtizë në dorë. E çanë gomonen”- thotë një prej peshkatarëve.
Në video duket qartë një anije që i afrohet gomones. Dhe masi anija largohet që aty, gomonia fillon të fundoset, raporton Euronews.
Edhe pse në video nuk duket qartë se kujt i përket anija, peshkatari që flet në video, e konfirmon si anije e Rojës Bregdetare Greke.
Në gomene që u mbyt mësohet të kenë qenë rreth 50 emigrantë me origjinë siriane, ndërsa nuk kasnjë të vdekur, pasi peshkatarët dhe Roja Bregdetare Turke i shpëtuan njerëzit në bord dhe i nxorrën në bregun turk.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/