SALI BERISHA/ Ekonomia drejt humnerës dhe skenarit Papandreu, të ardhurat në rënie...

SALI BERISHA/ Ekonomia drejt humnerës dhe skenarit Papandreu, të ardhurat në rënie të lirë!

101
0
Shares

“Te dashur miq, ekonomia e Shqiperise po shket nga muaji ne muaj drejt humneres, faktikisht drejt falimentimit, skenarit Papandreu qe kam paralajmeruar dy vjet me pare, kur piktori deshtak rriti borxhin nga 62% ne 74% duke mos kuptuar se po i bente gropen ekonomise se vendit dhe qeverise se tij.
Muaji Korrik mbylli 7 mujorin me renie te madhe dhe deshtimin e pashprese te anttimodelit ekonomik, sistemit fiskal marksist te piktorit xhahil ne ekonomi dhe qeverisje. Keshtu, ne 7 muaj jane mbledhur vetem gjysma e te ardhurave vjetore, jane mbledhur 11,6% apo 180 milione dollare me pak se plani, jane mbledhur 4% me pak sesa ne vitin 2014 dhe te ardhurat nga disa zera kane zbritur nen vitin 2008. Renie te madhe ka ne zhdoganimin e mallrave te akcises. Keshtu, jane zhdoganuar kete 7 mujor mbi 1000 ton cigare me pak, mbi 1000 ton birre me pak, dhjetera mijera ton karburant me pak, pijet e forta nga 560 ton te zhdoganuara ne vitin 2013, vetem 360 ton jane zhdoganuar per te njejten periudhe ne vitin 2015.
Renie te madhe ka TVSH, te ardhurat prej saj jane rreth 4% nen vitin 2014, nderkohe qe, ajo qe nuk eshte rimbursuar se bashku me detyrimin prej 90 milione euro ndaj HEC-eve private, borxhi i qeverise ndaj bizneseve arrin nje shume prej 160 milione euro.
Te dashur miq, ne intervistën e dhënë gazetës se tij “Dita”, piktori deshtak me shpjegimet qe dha per deshtimin e rende ne realizimin e te ardhurave doganore e tatimore, deshmoi dhe nje here se nuk ja thote fare apo nuk ka haber nga ekonomia, doganat, tatimet dhe as nga te ardhurat prej tyre.
Keshtu, ai pretendon me injorance te plote se te ardhurat nga doganat dhe tatimet nuk jane realizuar sepse planet e qeverise jane shume ambicioze. Mirepo e verteta e pergenjeshtron mashtrimin e tij pasi:
Së pari, planifikimi i pritshmërisë së të ardhurave doganore bëhet bazuar në të ardhurat e katër viteve të fundit, pritshmërisë së rritjes ekonomike dhe ndryshimit të nivelit te taksave. Meqënëse niveli i taksave ka ndryshuar në rritje (akciza), dhe pritshmëria e rritjes ekonomike u planifikua më e lartë se një vit më parë (3%) atëherë dhe të ardhurat duhet të ishin rritur ndjeshëm. Por është rast unikal në historinë e doganave qe të ardhurat e 7 mujorit të jenë më të ulëta se një vit më parë (3.7 mld lekë më pak). Ndërsa krahasuar me planin janë 8.6 miliarde lekë më pak.
Së dyti, piktori deshtak, mosrealizimin e të ardhurave e lidh me rënien e cmimit të naftës e të mineraleve në tregjet. Sa i përket mosrealizimeve kryesore ne dogana ato vijnë nga akcizat 5 mld lekë, renta 1.7 mld lekë dhe TVSH me 2 mld lekë. Pra mosrealizimi i të ardhurave lidhet kryesisht me të ardhurat nga akciza, te cilat Rama i rriti me 30% per birren, e rriti 4 here per naften, pra nga 7 leke ne 27 leke, e rriti nga 70 leke per cigaren ne 110 leke. Mungesa e te ardhurave nga akcizat nuk ka asnje lidhje me çmimet por Rama nuk e kupton se ato jane vendosur si vlere fikse te pa lidhura me çmimin e mallit.
Renia e te ardhurave fiskale lidhen me politiken, kontrabanden e klaneve qeveritare si dhe evazionin fiskal te tyre. Shifra e pretenduar nga Rama prej 35 milione dollarësh rënie nga çmimet e naftës dhe mineraleve është e pavertete. Efekti në këtë rast është te 15 milione dollare, dhe kjo lidhet me eksportet e mineraleve dhe të naftës bruto.
Pretendimi i Rames se ndikim në uljen e të ardhurave ka pasur dhe përjashtimi i pajisjeve dhe makinerive, deshmon se ai nuk di cfare flet. Ky argument nuk qëndron pasi përjashtimet për 6 mujorin e parë të vitit 2014 ishin 1 mld ndërsa për vitin 2015 janë 1.2 mld. Pra një ndryshim prej 200 mln lekësh, por nga ana tjetër për vitin 2015 TVSH e shtyrë është 0, nga 500 mln që ishte një vit më parë.
Rënia e nivelit të eksporteve “made in Albana”, pra eksportit te mallrave te vendit, si 7 mujor eshte në masën 13% dhe eksporteve në tërësi me 2.2%, rënia e nivelit të konsumit, mosrealizimi i te ardhurave nga nga tatimet dhe doganat ne rreth 180 milione dollare, renia e TVSH nen nivelin e vitit 2014 deshmojne per cdo njeri qe njef “abc”-ne e ekonomise, rritjes dhe recesionit te saj, se ekonomia e vendit po rrokulliset ne gremine. Kurse piktori deshtak dhe Gjergji i tij sharlatan gezojne dhe mashtrojne veten me suksese imagjinare!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY