Presidenti Bujar nishani ka dekretuar sot kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Nëpërmjet Dekretit me Nr. 9206, datë 14. 08. 2015, Presidenti e ka nënshkruar këtë dekret në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës.
Tri janë argumentet kryesore të kreut të Shtetit për kthimin e këtij ligji për rishqyrtim.
• Në këtë proces Institucionet e Arsimit të Lartë dhe studentët kanë një rol vital, gjë e cila do të duhej të shmangte çdo qasje etatiste që rezulton të jetë e mëshiruar në ligjin më të fundit të Arsimit të Lartë në RSH.
• Përmes këtij ligji rrezikon të kushtëzohet e drejta për arsimin e lartë nga kriteri i pagesës së tarifave të ndryshme të përcaktuara në ligj, por që mund të arrijnë në shifra të larta të papërballueshme për nivelin mesatar të jetesës në Shqipëri.
• Ky Ligj nuk garanton Autonominë e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Lirinë Akademike të parashikuar nga Kushtetuta në nenin 57/t të Saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/