Fiton pafajësinë pas 34 vjetësh i dënuari me burgim të përjetshëm për...

Fiton pafajësinë pas 34 vjetësh i dënuari me burgim të përjetshëm për përdhunim

52
0
Shares

Lewis Fogle u dënua në vitin 1981 me burgim të përjetshëm  për përdhunimin dhe vrasjen e 15-vjeçares, Deann Long. Që prej asaj kohe kanë kaluar më shumë se 34 vjet dhe 12 mijë ditë. Dje Fogle fitoi lirinë dhe pafajësinë.
Provat e ADN-së,  pas përpjekjeve të panumërta nga një grup avokatësh, të cilët luftojnë për të rishqyrtuar rastet e vjetra që dyshohet se janë dënuar padrejtësisht, treguan se nuk ishte Fogle ai që përdhunoi të miturën dhe që la farën në barkun e saj.
fogle-2Është 63 vjeç dhe mjekra e kuqe dhe e gjatë e Fogle, tashmë është bërë e bardhë.
Pavarësisht kësaj, gjatë deklaratave që ka dhënë në media, jashtë burgut Pine Grove, në Pensilvani, nuk ka treguar zemërim apo urrejtje. Ai vetëm shprehu habinë që u dënua vetëm në baze të dëshmive e tre të burgosurve, të bërë 5 vjet pas vrasjes dhe një dëshmitari që i ishe nënshtruar hipnozës pas kaq shumë vitesh.
fogle-3“Unë nuk mund të pranoj se ato ishin provat e vetme që më dënuan, fjalët e të burgosurve që kishin interes për të kënaqur prokurorin dhe kujtimet e një dëshmitari nën hipnozë, pikërisht pesë vjet pas vrasjes” , thotë burri, i cili pranë vetes ka edhe bashkëshorten e tij, Deb.
Kur gazetarët e pyetën se çfarë donte të bënte në natën e parë si një njeri i lirë, Fogle u përgjigj thjesht: “Unë do të ha një biftek”.
Pastaj shtoi: “Në të vërtetë unë nuk di se si porositet një sanduiç. Unë nuk e di as si të punoj në një kompjuter”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY