STATISTIKAT 1908 – 1909/ Shkupi me shumicë shqiptare, në Prizren asnjë turk

STATISTIKAT 1908 – 1909/ Shkupi me shumicë shqiptare, në Prizren asnjë turk

243
0
Shares

Një kopje të një botimi shumë interesant ka publikuar faqja Shqiptarët në Malësi. Bëhet fjalë për një statistikë të Perandorisë Osmane (1908–1909), ku tregohen vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje.
Në këtë statistikë bien në sy vendet shqiptare në Mal të Zi:Tuzi, Gucia dhe Rozhaja.
Sipas kësaj statistike Tuzi kishte 7 647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë nacionale shqiptare.
Gucia kishte gjithsej 12 073 banorë prej ku prej tyre 9 905 banorë apo 82,6 % ishin shqiptarë, 1 812 banorë apo 15,5 % ishin serbë ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9 %.
Rozhaja kishte gjithsej 17 466 banorë prej ku prej tyre 15 032 banorë apo 86,5 % ishin shqiptarë kurse 2 434 banorë apo 13,5 % ishin serbë.
Sipas saj, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50 258 shqiptarë, 9 264 serbë dhe 29 080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot).
Tetova ka pasur 52 076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23 197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorët sllavë.
Tuzi ka qenë qytet 100% shqiptar. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun. Prishtina kishte 60 968 shqiptarë e 11 093 serbë. Peja kishte 50 440 shqiptarë e 13 303 serbë. Prizreni kishte 64 569 shqiptarë, 17 219 serbë e asnjë turk. Ndërsa, Gjakova kishte 70 963 shqiptarë e 687 serbë.
Në tabelë mund të gjeni edhe të dhënat për qytetet tjera të Vilajetit të Kosovës, përfshirë numrin e banorëve sipas kombësisë dhe përqindjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY