Rusia ndalon importin e ushqimeve nga Shqipëria

Rusia ndalon importin e ushqimeve nga Shqipëria

48
0
Shares

Rusia i ka vendosur sanksione SHqipërisë, duke ndaluar importin e ushqimeve. Këtë gjë e konfirmoi vetë kryeministri Dimitry Medvedev, i cili tha se ka urdhëruar ndalesë të importit të ushqimeve edhe kundër katër shteteve të tjera, përfshirë këtu Shqipërinë. Në listë ndodhen edhe Mali i Zi, Islanda dhe Lihtenshtajni.
Masat që ka marrë Rusia janë kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës, në mars të vitit të kaluar, dhe për mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.
Më parë Rusia ndaloi importin e prodhimeve ushqimore nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Bashkimi Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY