Mosrealizimi i të ardhurave thellon deficitin, nuk realizohen as investimet

Mosrealizimi i të ardhurave thellon deficitin, nuk realizohen as investimet

53
0
Shares

Mosrealizimi i të ardhurave, thellohet deficiti; nuk realizohen edhe investimet Dy javë më parë, përmes një Akti Normativ, qeveria ndryshoi buxhetin duke ulur me 16.3 miliardë lekë planin e të ardhurave. Vendimi erdhi, pasi deri në qershor administrata fiskale mblodhi 8.6 miliardë lekë më pak nga parashikimi i periudhës.
Në draftin e rishikuar qeveria ka planifikuar të njëjtin nivel mosrealizimi edhe në gjysmën e dytë të vitit. Por të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se kjo mund të mos mjaftojë. Sipas Ministrisë së Financave, për muajin korrik të ardhurat e mbledhura ishin 2.5 miliardë lekë më pak se plani i vjetër, duke e çuar nivelin e mosrealizimit për 7 mujorin në 11.2 miliardë lekë.
Ministria e Financave nuk e ka bërë ende publik planin e rishikuar mujor. Por nëse të ardhurat do të ruajnë këtë ritëm, gjasat janë që deri në fund të vitit mosrealizimet të jenë dukshëm më të larta se shifra 16.3 miliardë lekë që u akomodua përmes rishikimit. Kjo do të thotë se qeverisë mund t’i duhet ta shkurtojë sërish buxhetin, nëse administrata nuk përmirëson mbledhjen e të ardhurave.
Mbledhja e të ardhurave nuk është pjesa e vetme problematike e buxhetit. Autoritetet po hasin vështirësi edhe në realizimin e investimeve publike. Në 7 muajt e parë, investimet ishin 20 për qind më pak se plani, ku nga 30 miliardë lekë të planifikuara u kryen vetëm 24.5 miliardë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY