Në qytete të ndryshme të Shqipërisë ka radhë të gjata në sportele për t’u pajisur me pasaportë biometrike, për shkak edhe të fluksit të emigrantëve. Në Korçë, emigrantët thonë se u mbaron afati për çështjen e toponimeve. Qyettarët thonë se 15 shtatori është afati fundit për pasaportat boimetrike bazuar në rregullat e reja të toponimeve. Emigrantët të cilët qëndrojnë me ditë të tëra në sportele, thonë se e kanë me ngut të pajisen me pasaportat e reja , pasi pas 15 shtatorit nuk mund të kalojnë kufirin me pasaportën e vjetër.
Nëse emigrantët nuk marrin pasaportën e re për fëmijët, ku vendlindja të jetë e shkruar në gjuhën angleze, ndërkombëtarisht, atëherë ata nuk do të lejohen nga policia greke për të kaluar kufiri.
Ky është është një problem që rëndohet akoma dhe më shumë, pasi zyrat në bashkitë e qyteteve funksionojnë me pak sportele që nuk përballojnë fluksin e qytetarëve për t’u pajisur me mjetet e identifikimit. Shumë qytetarë ankohen dhe bëjnë apel që të zgjidhet ky problem, duke shtuar sportelet me procedurë të përshpejtuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/