Horoskopi 14 Gusht/ Yjet thonë për JU

Horoskopi 14 Gusht/ Yjet thonë për JU

52
0
Shares

Dashi
Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite. Ne çdo moment do debatoni me atë qe keni ne krah dhe nuk do mendoni fare për te ndërtuar te ardhmen. Beqaret do realizojnë takime te shumta dhe ne fund do bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj nuk do ju dale asnjë e papritur.

Demi
Harmonia dhe çastet e lumtura do mbizotërojnë gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni shpeshherë si neper ëndrra dhe emocionet do jene te fuqishme. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te hedhin çdo lloj hapi sepse mund ta lëndojnë veten e tyre. Ne planin financiar shmangni operacionet e rrezikshme nëse nuk doni te humbni shuma te mëdha.

Binjakët
Dite pasionante dhe e mbushur me kënaqësi te paimagjinueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret do kenë një dite romaneske e te mbushur me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar do bëni mire te mos ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse gjendja nuk është ne momentin me te mire te mundshëm.

Gaforrja
Do keni konflikte te njëpasnjëshme me partnerin tuaj sot dhe për asnjë çast nuk do jeni te qete. Mire do jete te qëndroni për disa dite larg njeri-tjetrit dhe te reflektoni për atë qe doni te bëni. Beqaret do krijojnë një lidhje te qëndrueshme e cila do ua ndryshojnë gjithë rrjedhën e jetës. Financat do jene goxha te mira kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Luani
Do përpiqeni gjate gjithë kohës sot qe ta stabilizoni jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do ja dilni mbanë. Do jeni te qete dhe do ju rikthehet buzëqeshja. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe e ardhmja do ju ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar do dini si te veproni ne çdo moment. Do iu vini fre shpenzimeve te tepruara dhe gjendja do mbetet e mire.

Virgjëresha
Do bëni mire te mos e ngrini ne piedestal partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse mund te zhgënjeni veten me vone. Qëndroni gjithë kohës me këmbe ne toke. Beqaret do kenë një dite katastrofike. Do joshin pa fund, por asnjë nuk do ua ktheje joshjen. Gjendja e financave do jete me delikate nga sa e kishit menduar. Kërkoni sa me pare ndihme.

Peshorja
Do jeni energjike gjate kësaj dite dhe plot ide interesante. Do e surprizoni ne çdo moment partnerin dhe ai do ju dashuroje akoma me shume. Beqaret do bien ne dashuri me një person te pashëm dhe me një pune shume te mire. Gjendja e financave nuk do jete aq e mire sa do e kishit dëshiruar kështu qe nuk duhet kurrsesi te shpenzoni me sy mbyllur.

Akrepi
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur nga yjet sot. Ata do ju nxitin te tregoheni me te hapur dhe te bëni me tepër tolerime. Beqareve me ne fund do ju buzëqeshë fati dhe do fillojnë një lidhje afatgjate. personi qe do kenë ne krah do jete fantastik. Financat nuk do jene ashtu si keni dashur kështu qe çdo shpenzim i tepruar mund t’iu sjelle probleme.

Shigjetari
Do jeni skeptike gjate kësaj dite ju qe keni një lidhje dhe nuk do dashuroheni lirisht me partnerin. Nuk do e shfrytëzoni sa duhet kohen e vyer dhe do pendoheni për këtë. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri dhe do mund te kryeni ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Bricjapi
Zemra do ju rrahe shume fort sot juve qe jeni ne një lidhje. Çdo çast do jete i mrekullueshëm dhe here pas here do ju duket sikur jeni mbi re. Beqaret do bëjnë mire te mos luajnë me zjarrin sepse mund te digjen keq. Do ju duhet te presin edhe disa kohe për te gjetur personin e duhur. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj dhe gjendja do filloje te përmirësohet.

Ujori
Për çdo pakënaqësi qe te keni duhet te flisni hapur me partnerin tuaj sot. Vetëm kështu do shmangi problemet e mëdha dhe do jeni te qete te dy palët. Beqaret do fiksohen pas kujtimeve te se kaluarës dhe do refuzojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Financat do i keni gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do keni asnjë lloj problemi sado te vogël. Do jeni te qete kur te shpenzoni.

Peshqit
Dite tejet e animuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit tuaj dhe shpesh do ju duket vetja si ne ëndërr. Beqaret do marrin propozime te shumta dhe do kenë mundësi te bëjnë zgjedhjen me te mire. Financat do i keni gjate gjithë kohës nen kujdes dhe nuk do keni as problemin me te vogël.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY