Pushimet shtyjnë pa afat edhe ndryshimet në statut dhe reformën në PS

Pushimet shtyjnë pa afat edhe ndryshimet në statut dhe reformën në PS

46
0
Shares

Pushimet dhe reforma në drejtësi kanë stopuar “reformën” që u vendos të bëhej në Partinë Socialiste. Po bëhet muaji që nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare dhe ende nuk ka pasur ndonjë plan-propozimi nga grupi i punës, që iu caktua detyra të hartonte brenda dy javëve nga mbledhja programin e punës, çështjet themelore rreth të cilave do të orientohen debatet për ndryshimet në statut dhe grafikun e veprimtarive që do të organizohen për këtë çështje.
Disa nga anëtarët e grupit të punës për ndryshimet në statut janë shprehur se ende nuk ka ndonjë propozim konkret se ku do të përqendrohen ndryshimet në statutin e partisë. Ky grup kryesohet nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.
Ende nuk ka ndonjë pikë kryesore se ku do të orientohen debatet për ndryshimet në statutin e partisë. Nga më të kritikuarat, kohët e fundit ka qenë pika e zgjedhjes së kryetarit të PS-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY