PD së shpejti me një paketë reformash për nxjerrjen e vendit nga...

PD së shpejti me një paketë reformash për nxjerrjen e vendit nga kriza

51
0
Shares

 Në një takim me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë për rritje të evazionit dhe korrupsionit.  Sipas Bashës, në buxhet mungojnë 160 miliadrë dollarë  për shkak të korrupsionit në dogana dhe tatime. Basha tha se shifrat tregojnë që 134 milionë dollarë janë defiçit në dogana dhe tatime.
Gjithashtu, Basha renditi rekordet e qeverisë Rama, “gropat” që rëndojnë ekonominë shqiptare: mbjellja ebimëve narkotike, shkurtimin e 2 miliard lekëve kreditim për energjinë, shkurtim të 2.7 miliard lekëve për ujësjellës-kanalizime, shkurtim të 1.8 miliard lekëve investime rrugë, eksodin e 7 mijë shqiptarëve drejt Gjermanisë.
Sipas Bashës, dyshja Rama-Meta e kanë përgjegjësinë për rritjen e taksave, akcizat e larta, mungesën e sigurisë juridike, korrupsionin  duke katandisur ekonominë familjare dhe kombëtare në një gjendje të rënduar.
Lulzim Basha solli në takimin me gazetarët edhe platformën tij të reformave që do të përfaqëojë Shqipërinë, duke renditur dhe piketat kryesore ku ajo do të mbështetet. Basha premtoi vendosjen e taksës së sheshtë më të ulët në Ballkan , heqjen e taksës për hidrokarburet, heqjen e TVSH-së për mallrat e shportës, ulje të taksave për energjinë elektrike. Por dy hapat kryesorë që do të ndërmarrë PD do të jenë angazhimi për çështjen e dekriminalizimit, pra refuzimin e bashkëqeverisjes së krimit me politikën,si edhe lufta ndaj korrupsionit të dyshes Rama-Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY