Horoskopi 12 Gusht/ Yjet thonë për JU

Horoskopi 12 Gusht/ Yjet thonë për JU

54
0
Shares

Dashi
Do jeni shume xheloze gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak e mire. Do e mërzitni tej mase atë qe keni ne krah dhe do ndiheni edhe vete keq. Beqaret nuk duhet kurrsesi te rrezikojnë te pranojnë çdo lloj ftese sepse mund te pendohen. Ne planin financiar do dini si t’i menaxhoni te ardhurat dhe nuk do keni probleme.

Demi
Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dini si te merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do jeni gata te hidhni hapa gjigande. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë menjëherë jetën. Ne planin financiar gjendja do jete goxha me mire se kohet e fundit. Mund te hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

Binjakët
Mos e provokoni për asnjë çast partnerin tuaj sot sepse mund te keni debate te njëpasnjëshme me te. Mire do jete t’i merrni gjerat me qetësi. Beqaret nuk do jene ne humor dhe as qe do përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Shume shpejt do pendohen, por koha nuk do ketë rikthim mbrapa. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e mire për aq kohe sa ju t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

Gaforrja
Do e thelloni edhe me tepër lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni me te dashuruar se kurrë me personin qe keni ne krah. Beqaret do kenë vetëm disa takime dhe pëlqime kalimtare asgjë me shume sesa aq. Do ju duhet te presin edhe disa kohe për gjera me serioze. Për financat nuk do keni për çfarë te shqetësoheni sepse gjendja do mbetet e kënaqshme.

Luani
Do i jepni edhe me shume rëndësi jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do jete me e ngrohte. Do e gjeni një moment te lire për ta kaluar me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe me disa takime emocionuese. Me financat mos u tregoni te pamatur sepse keni për te pasur probleme te mëdha me pas.

Virgjëresha
Jeni ne një lidhje, por kohet e fundit keni pasur dite te trazuara? Sot do flisni gjere e gjate me atë qe keni ne krah dhe do i vendosni pikat mbi “i”. Beqaret do jene joshës dhe do arrijnë ta tërheqin pas vetes personin qe do pëlqejnë. Gjithçka ka për te qene me ndryshe për ta. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire prandaj mire është te mos rrezikoni shume.

Peshorja
Dite goxha e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kënaqeni pa fund ne krahët e partnerit dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do ndihen vetëm dhe do bëjnë gjera te çmendura vetëm për ta ndryshuar statusin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do keni një gjendje te mire dhe do kryeni edhe disa investime.

Akrepi
Juve qe jeni ne një lidhje nuk duhet kurrsesi te merrni vendime te nxituara gjate kësaj dite sepse do pendoheni tej mase. Mendoni edhe pak për te ardhmen. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar duhet te mendoheni disa here para se te hidhni çdo lloj hapi edhe pse te ardhurat mund te jene te qëndrueshme.

Shigjetari
Harmonia do mbizotëroje sot ne jetën tuaj ne çift. Do i lini pas krahëve problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë me disa miq te vjetër dhe nuk do e kërkojnë princin e kaltër. Buxheti do jete i kënaqshëm megjithatë mire do jete qe çdo shpenzim ta kryeni te mirëmenduar. Duhet siguruar edhe e ardhmja.

Bricjapi
Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni çdo moment pranë partnerit sepse jo gjithmonë ditët janë te tilla. Lini diçka tjetër pas dore dhe kaloni kohe me te dashurin e zemrës. Beqaret vetëm do joshin sot dhe nuk do preferojnë te hedhin hapa me shume. Rrethanat do jene te tilla sot qe edhe gjendja e financave do lere për te dëshiruar. Mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Ujori
Dite mjaft e trazuar dhe e mbushur me debate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mos hidhni asnjë hap te pamenduar sepse do keni probleme serioze. Beqaret do abuzojnë me aftësinë joshesh, por serish nuk do e gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar mire është te mos rrezikoni shume. Paratë qe keni ruajini për ditët me te vështira.

Peshqit
Dite mjaft premtuese do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një marrëdhënie te qëndrueshme me partnerin dhe do filloni te programoni edhe te ardhmen. Beqaret vërtet do lodhen pak se kërkuari dashurinë e ëndrrave, por me pas do ndihen te plotësuar. Për financat do jete një dite e trazuar. Mos shpenzoni kuturu sepse do pendoheni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY