Kavajë, emërohet në krye të OSHE-së vëllai i dënuar i Ervis Roshit

Kavajë, emërohet në krye të OSHE-së vëllai i dënuar i Ervis Roshit

124
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Ervis Roshi ka shkarkuar nga detyra shefin e Shpërndarjes së OSHEE dhe në vend të tij ka emëruar vëllanë ndonëse është i dënuar me vendim Gjykate. Roshi, i dënuar në Zvicër për trafik droge, ka detyruar shefin e OSHEE, një militant i thekur i PS që të japë dorëheqjen dhe ka emëruar vëllanë e tij, Saimir Roshi, pa asnjë lloj lidhje me detyrën. Por skandali thellohet edhe më shumë, kur mësohet se vëllai i kreut të Bashkisë ka qenë i dënuar nga Gjykata e Kavajës. Ky vendim është marrë nga Roshi vetëm një ditë, pasi ai u pa në shoqërinë e Kryeministrit Rama në një lokal në qendër të qytetit të Kavajës. Pas emërimeve të familjarëve të tij në Hipotekë, arsim dhe monopolizimin e ndërtimit të qytetit nga daja i Roshit vjen dhe emërimi i të vëllait të dënuar.
Tashmë me bekimin e Kryeministrit, trafikanti i drogës ka zaptuar të gjithë Kavajën dhe emëron trafikantë dhe të inkriminuar në postet shtetërore. Qytetarët kavajas tashmë po e ndjejnë më shumë se kurrë arrogancën e kupolës mafioze.
Ky veprim skandaloz është denoncuar edhe nga Dega e PD Kavajë. Në faqen e saj Facebook, Dega e PD Kavajë shprehet se, Partia Demokratike do të vazhdojë t’i denoncojë me forcë këto emërime skandaloze që bëhen në mes të ditës. “Fundi i kapove të bandave është i hidhur. I tillë do të jetë edhe fundi i këtij arroganti, që nuk po lë gjë pa zaptuar dhe grabitur në Kavajë. Populli i Kavajës nuk e meriton asnjë sekondë këtë drogaxhi, ai nuk përfaqëson as edhe një qytetar të vetëm. Ai është përfaqësues i llumit të shoqërisë dhe i drogaxhinjve e halabakëve që me kujdesin e tij sa vijnë e shtohen”, shkruhet në Facebook.
Gjatë katër vjetëve që ishte në krye të Bashkisë së Kavajës, drogaxhiu i Ramës emëroi në Bashki dhe institucionet e tjera shtetërore, farefisin e tij dhe njerëzit e afërt, të cilët, duke flakur në rrugë specialistët dhe profesionistët. Emërimet nepotike, Roshi i kreu së bashku me kryetarin e PS të këtij qyteti, Gentian Daja. Të gjithë në Kavajë e dinë se, institucionet janë pushtuar nga familjarët e dyshes Elvis Roshi dhe kryetari i PS Kavajë, Gentian Daja. Kështu, drejtori i Hipotekës është emëruar Seid Cikalleshi, krushku i kreut të PS, Gentian Daja, ndërsa zëvendësdrejtore e Hipotekës është nusja e vëllait të Roshit. Drejtor i Pyjores është djali i xhaxhait të Elvis Roshit, ndërsa drejtor i Spitalit, kontrabandisti i ilaçeve, Agron Beu. Të gjithë këta drejtues jo vetëm që janë arrogantë me qytetarët, por akuzohen për tjetërsim të pronave kundrejt shumave të mëdha të parave që i ndajnë me dyshen Roshi-Daja.
Po ashtu, fisi i drejtuesve të institucioneve në Kavajë akuzohen për përfshirje në trafiqe droge apo kontrabandë ilaçesh siç është rasti i drejtorit të Spitalit të Kavajës. Agron Beu u emërua drejtor Spitali në Kavajë, ndonëse ai në vitin 2009 është arrestuar për kontrabandë ilaçesh.
Vetë Roshi i Ramës ka kryer dënimin me burg për trafik droge në Zvicër gjatë viteve 1997-2000. Megjithatë, Rama e rikandidoi për kryetar Bashkie të Kavajës, i cili grabiti votat për të drejtuar sërish këtë bashki.

Marrë nga Gazeta
“Rilindja Demokratike” (RD)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY