Një person i identifikuar me inicialet G. M., 31 vjeç, ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri të kryer ndaj tij në orët e para të mëngjesit të së dielës në Fushë Krujë.
Edhe pse jashtë rrezikut për jetën, ai u transportua fillimisht drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë mundur të arrestojnë një person si të dyshuar për këtë ngjarje, Skerdilajd Mirin, si dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë. Ende nuk dihet implikimi i këtyre personave në atentatin me pasojë plagosjen e 31-vjeçarit.
Policia nisi hetimet dhe pas këtij arrestimi pret të zbardhë shkaqet e këtij krimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/