Një prototip i modelit BMW X1 me shtatë ulëse është fotografuar gjatë testimeve.
Modeli hibrid u testua në Evropën Jugore dhe besohet se ka motor me tre cilindra 1.5 litër benzinë që bashkë-funksionon me një motor elektrik të instaluar në pjesën e pasme.
Motori djegës ka 136 kuaj fuqi, teksa ai elektrik i shton edhe 88. Modeli i ri ngjason me versionin me pesë ulëse, por do të ketë kabinë më të gjerë prapa për dy ulëse shtesë, që me gjasë do të jenë të dedikuara vetëm për fëmijë, transmeton koha.net
BMW pritet ta shpalosë modelin e ri me shtatë ulëse muajin e ardhshëm në Frankfurt Motor Show, raporton WCF.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/