Deputetët gjermanë të CDU-së kërkojnë lehtësimin e procedurave për punësimin e...

Deputetët gjermanë të CDU-së kërkojnë lehtësimin e procedurave për punësimin e azilkërkuesve shqiptarë

53
0
Shares

Grupi i deputetëve të CDU-së që merren me punësimin në Parlamentin e Gjermanisë po kërkon që të zgjerojë listën e profesioneve deficitare, në mënyrë që të lehtësohen procedurat e punësimit të shqiptarëve në Gjermani, por edhe shtetasve të tjerë nga Ballkani Perëndimor
Peter Weis, i cili është edhe kryetari i grupit për çështjet e punësimit në CDU ka folur për gazetën “Rheinische Post”, duke thënë se aktualisht janë 20 profesione deficitare, por grupi synon ta çojë në 50.
“Ne duhet të njohim më shumë profesione deficitare që kanë përparësi. Në këtë mënyrë, firmat gjermane do të mund t`i punësojnë më lehtë shqiptarët ose kosovarët”, ka thënë shefi i grupit të punëmarrësve në Bundestag, Peter Weis.
Nga ana tjetër, Ëeis ka hedhur poshtë propozimin e SPD-së që njerëzve nga Ballkani Perëndimor t`u ndahen viza pune, nëse ata sigurojnë një kontratë pune me pagë minimale të garantuar.
“Ne nuk mund të vendosim rregulla speciale që do të vlenin vetëm për Ballkanin Perëndimor. Ato rregulla pastaj do të duhej të vlenin edhe për të gjithë refugjatët tjerë”, ka thënë Weis.
Gjermania vitet e fundit ka patur boshllëqe në shumë sektorë. Këto boshllëqe synon që t’i mbushë përmes punësimit të shtetasve nga Ballkani Perëndimor. Deri më tani, infermieria është sektori ku ka më shumë boshllëqe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY