Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çudia shqiptare sipas mediave gjermane: Për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit lejen duhet ta marrësh nga një ish-bashkëpunëtor

09/08/2015
Çudia shqiptare sipas mediave gjermane: Për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit lejen duhet ta marrësh nga një ish-bashkëpunëtor
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Këtu ishte dera e burgut, ishte një portë e madhe, një portë e hekurt”.
Gëzim Peshkëpia hedh sytë mbi kodërzën dhe barin e lartë. Këtu ishte kampi i punës i Ballshit. Tani ka vetëm disa rrënoja betoni.
“Këtu ishin shtatë baraka, ku flinim. Ishin rreth 1100 të burgosur”.
Tetë vite ka kaluar këtu Peshkëpia. Aktualisht është 75 vjeç dhe jeton në Gjermani. Një prej shumë viktimave të regjimit komunist. Rreth 60 mijë shqiptarë u dërguan në kampe pune. Mbi 7 mijë nuk mbijetuan dot. Por e kaluara e hidhur nuk është përpunuar akoma, thotë Peshkëpia.
“Emrat e ish-politikanëve janë thuajse të njëjtët me emrat e bijve dhe nipërve të tyre në pushtet. Pra, klasa politike është e njëjta”.
Për vite me radhë, Shqipëria ka diskutuar një ligj për të dërguar përpara përgjegjësisë njerëzit e Enver Hoxhës. Ligji dështoi disa herë. Në prill parlamenti shqiptar miratoi hapjen e arkivave sekrete. Si një prej vendeve të fundit ish-komunistë.
Por Peshkëpia nuk beson se ka ndryshuar ndonjë gjë.
“Çfarë mund të presësh? Ka një konflikt interesi në këtë rast”.
Në Institutin e Studimeve për Krimet e Komunizmit, drejtuesi Agron Tufa mban disa studime në sirtar. Edhe pse ligji ka hyrë në fuqi, ata nuk kanë akses në dokumentet e rëndësishme. Dosjet e Sigurimit, ish-shërbimit sekret të komunizmit, janë një tabu.
“Në ligj thuhet se mund të shohim këto dosje, por deri tani na janë mohuar kërkesat”.
Në ligj thuhet se instituti i Tufës, sikur edhe të tjera organizata, mund të kenë akses në dosjet e Sigurimit. Por Tufa nuk beson se kjo do ndodhë.
Një komision me pesë persona vendos për çdo rast të veçantë.
“Ka një procedurë të caktuar që ne të marrim leje. Dhe ai që na e jep atë ka qenë një ish- bashkëpunëtor i Sigurimit”.
Por edhe nëse merr lejen, nuk dihet nëse gjen dot një material të rëndësishëm.
“Gjithmonë dosjet janë asgjësuar. Mbi të gjitha nga qeveritë që kanë ardhur në pushtet. Politikanët e zgjedhur i kanë zhdukur dosjet kur është shfaqur emri i tyre. Nuk ka rëndësi se kush është në pushtet- shumica e politikanëve ishin të fuqishëm edhe në komunizëm. Ose janë fëmijët e tyre”.
Në Ballsh, Peshkëpia i hedh sytë edhe njëherë nga ish-kampi i të burgosurve.
“Ata duhet të dalin përpara drejtësisë. Kjo do ishte ideale për mua. Edhe dosjet të hapen. Kemi pritur kaq shumë nga ky ligj, por ishte një dështim”.

Leila Knueppel
(Deutschlandfunk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.