Një shqiptar nga Kosova është dëbuar për 10 vjet nga Udine e Italisë pasi akuzohet se ka përkrahur ideologjinë e xhihadit. Mevait Kokora jetonte në Itali prej 2001 dhe ishte me leje të rregullt qëndrimi. Ai është dëbuar për shkaqe të sigurisë publike.
Tg com shkruan se Mevait Kokora, 31 vjeç ka marrë pjesë dhe në një kamp stërvitjeje në Turqi, me qëllim largimin e mëvonshëm drejt Sirisë.
“Në Itali ka ndërmarrë nisma për të rekrutuar luftëtarë të xhihadit, madje edhe në xhamitë friulane”, shkruan Tg com
Ndërsa ndër vite kishte rritur bindjet e tij influencuar nga udhëheqës shpirtërorë fondamentalistë të Ballkanit. Ai është ndaluar në një godinë të kultit islamik në Udine dhe është shoqëruar në Venecia për tu deportuar më pas drejt Kosovës.
Një ditë më parë, policia e Peruxhias, dëboi çiftin bashkëshortësh shqiptarë, Adrian Kollçaku dhe Jasmin Kollaçaku, për të njëjtat arsye të depërtimit të shtetasit kosovar.





