Zhdukja e motrave Kajtazi – hakmarrje ndaj prindërve për ndarjen nga i...

Zhdukja e motrave Kajtazi – hakmarrje ndaj prindërve për ndarjen nga i fejuari

60
0
Shares

Ngjarja në familjen Kajtazi në Durrës ku dy vajzat adoleshente helmuan prindërit, vodhën paratë dhe dogjën shtëpinë mund të ketë si motiv hakmarrjen e 18-vjeçares Orialda.
Vajza sipas shoqeve të saj ndryshoi sjellje pas ndarjes nga i fejuari. Prindërit e vajzës duket se janë shkaktarë të prishjes së lidhjes dy vjeçare që Orialda kishte me një djalë. Nga kjo ditë ajo ndryshoi sjellje duke u larguar nga miqtë e vjetër dhe duke krijuar njohje të reja.
Nga hetimet e kryera deri tani nga policia e Durrësit rezultojnë që dy vajzat të jenë ende në Shqipëri. Në bazë të sistemit TIMS ato nuk kanë dalë nga territori i vendit tonë të paktën zyrtarisht. Në këtë mënyrë hetuesit rrëzojnë pistën se vajzat mund të jenë trafikuar jashtë vendit.
Policia vazhdon t’i qëndrojë idesë se motrat janë larguar me dëshirë nga shtëpia. Ndërkohë prindërit dhe motra e madhe e dy vajzave pretendojnë se ato janë rrëmbyer.
Familja Kajtazi pretendon se të tjerë persona kanë vjedhur dhe djegur shtëpinë e tyre. Ata i bëjnë apel shtetit që t’i gjejë adoleshentet dhe të arrestojë autorët e këtij krimi makabër. Orialda dhe Klevisa Kajtazi kanë humbur kontaktet që prej datës 15 korrik. Ato tentuan të helmojnë motrën dhe prindërit të cilët u dërguan me urgjencë drejt Tiranës. Duke përfituar nga mungesa e tyre ato dyshohet se morën 5 milionë lekë nga kursimet e familjes dhe i vunë flakën shtëpisë, duke djegur të gjitha orenditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY