Një përdorues lëndësh narkotike është deklaruar fajtor nga gjykata e Tiranës, pasi katër muaj më parë i ka vjedhur një monitor kamere, regjisorit Artan Malaj. Ky ka qenë duke xhiruar disa plane filmike së bashku me bashkëpunëtorët e tij, në afërsi të Vilës “Vechia” në Tiranë, kur shtetasi Redian Shushku ka shkuar në automjetin e regjisorit dhe prej andej ka arritur të marrë një monitor kamere. Autori është përdorues droge dhe këtë send e ka vjedhur me qëllimin e vetëm shitjen dhe më pas sigurimin e një shume financiare, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.
Mirëpo në pamundësi për ta shitur, Redian Shushku, ka vendosur t’ia rikthejë sërish regjisorit Artan Malaj, falë ndërmjetësimit të një personi tjetër, që ishte i njohuri i përbashkët.
Ndërmjetësi ka dorëzuar monitorin por nuk ka identifikuar personin se kush e kishte vjedhur. Për pasojë, policia gjyqësore ka nisur verifikimet ndaj këtij ndërmjetësimi dhe ka rezultuar se regjisori Artan Malaj ishte vjedhur nga një përdorues i lëndës narkotike që quhet Redian Shushku. Pas identifikimit ky është arrestuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/